Gjendet i pajetë një person në stadiumin e njohur në Gjermani

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Veltins Arena, stadiumi i klubit Schalke 04 në Gjermani, ku një burrë 65-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e tualeteve.

Trupi i viktimës u zbulua nga një punonjës pastrimi gjatë kontrolleve rutinë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, përfshirë gazetën Bild, dyshohet se ai është banor i Gelsenkirchen, mund të ketë pësuar një problem të papritur shëndetësor të mërkurën e kaluar, ditë kur kishte marrë pjesë në një aktivitet të zhvilluar në stadium.

Megjithëse deri tani nuk ka prova që sugjerojnë një akt kriminal, autoritetet gjermane e konsiderojnë të pazakontë faktin që mungesa e tij nuk u vu re për më shumë se një ditë. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe monitorimin në ambiente të tilla publike, veçanërisht gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?