FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjoka: Është trofeu i Gjicit, konkretizuam punën e një viti

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka mendon se titulli kampion i verilindorëve është meritë e punës dhe mundit të skuadrës në fushë, por sidomos e presidentit Safet Gjici.

“Është kupa e presidentit Gjici, ka investuar shumë për këtë titull. I takon ta ketë ai njeri, ky qytet e meriton këtë kampionat. Të shijojmë këtë sukses dhe më pas do të flasim për të ardhmen”, tha Gjoka për TVSH menjëherë pas takimit.

“Kjo është kënaqësi shumë e madhe, arritëm ta konkretizonim me sukses gjithë atë mund, gjithë atë sakrificë dhe më në fund arritëm t’i japim atë që meritonte këtij qyteti, jam shumë i lumtur”, vijoi më pas Gjoka për “SuperSport”. “Suksesin ia dedikoj çunave, kanë sakrifikuar, ia dedikoj presidentit dhe gjithë Kukësit”, deklaroi ai mes euforisë dhe festës në dhomat e zhveshjeve./ panorama sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?