FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gobeljic rrëfen përplasjen me Shaqirin: Më ofendoi në serbisht, s’besoj se vjen në Beograd

Në ndeshjen mes Leverpool dhe Crvena Zvezdës Xherdan Shaqiri pati disa përplasje verbale jo vetëm më gazetarët serb por edhe me një prej lojtarëve në fushë. Marko Gobeljic, mbrojtësi i krahut të majtë tek Cverna ka pasur për detyrë bllokimin e Shaqirit, aty ku pasur edhe disa duele mes njeri-tjetrit për topin e parë. Gobeljic ka deklaruar për mediat serbe se Shaqiri nuk do të ketë guximin të udhëtojë për në Beograd pasi atmosfera nuk do të flas për të.

“Jam munduar të luaj futboll dhe sa më pak të komunikoj me të. Është futbollist cilësor, shumë i shpejtë dhe i vështirë për ta ruajtur. Unë në çdo duel hyj burrërisht në top dhe kështu ishte edhe me Shaqirin. Pas një starti të tillë, ai më fyeu në gjuhën serbe, madje më kërcënoi duke ma drejtuar gishtin. Ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë, sepse askujt nuk i mbetem borxh.

Pas atij momenti nuk ka guxuar të vijë nga ana ime dhe vazhdimisht largohej në drejtim të mesit të fushës. Nuk e kam humbur asnjë duel me të. Dyshoj shumë se ai do të jetë në Beograd pas dy javësh. Gjithçka varet nga trajneri i tij Jurgen Klopp. Personalisht do të doja që Shaqiri të vijë në Beograd dhe të shijojë atmosferën në ‘Marakana’, por nuk besoj se do të jetë këtu”, ka thënë Gobeljic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?