Gol dhe asist, super Ibrahimovic i jep fitoren e radhës Milanit ndaj Udineses (VIDEO)
Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon. Sulmuesi suedez ishte sërish protagonist këtë mesditë duke i dhënë fitoren e radhës në kampionat kundër Udineses në shifrat 2-1. Ishte një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë që do të kalonin në fakt në avantazh në minutën e 18-të me Kessie, që shfrytëzoi më së miri një asist të Ibrahimovic.
Udinese reagoi mjaft mirë në fillimin e pjesës së dytë duke vendosur baraspeshën me De Paul, i cili shënoi nga pika e bardhë. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt një barazimi Ibrahimovic, tregon aftësitë e tij akrobatike brenda zonës, duke mposhtur portierin Musso. Me këtë fitore Milani ngjitet në krye të renditjes me 16 pikë, 4 më shumë se ndjekësi më afërt, Atalanta. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

