FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Goli fantazmë/ Përsëritet ndeshja eliminatore? ‘Arbitër skandaloz, FIFA…’

Goli “fantazmë” ndihmoi Panamanë të kualifikohet ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngelën jashtë Botërorit “Rusi 2018”, shkruan “Goal.com”.

“Duhet të përsëritet ndeshja,” tha ish-gjyqtari spanjoll Rafa Guerrero.

“Për më tepër, FIFA duhet të reagojë dhe të marrë një vendim që ndeshja të luhet sërish. Nuk ishte gol por ishte vendim skandaloz që la jashtë Amerikën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë zyrtari amerikan i shtypit, Michael Kammarman, tha për CBS Sports: “Për sa kohë që unë e di që nuk ka rekurs, vendimet e arbitrit janë përfundimtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo deklaratë i ka dhënë fund shpresës së Amerikës që ndeshja mes Panamasë dhe Costa Ricas të riluhet.

Kujtojmë që nëse Panamaja do të humbte në përballjen ndaj Costa Ricës atëherë SHBA-ja do të kualifikohej për në Botëror.

Çfarë ndodhi në ndeshjen Panama-Costa Rica?

Besojeni ose jo arbitri akordoi gol të rregull megjithëse topi nuk kaloi vijën fatale të portës.

Kombëtarja e Panamasë ka shënuar fitore kundër Kosta Rikës me rezultat 2-1, duke siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Ekipi Panamasë ishte në disavantazh deri në momentin kur gjyqtari i ndeshjes ia falë një gol.

G. Torres ishte afër portës, por goditja e tij me kokë nuk arriti ta kalonte vijën e golit, megjithatë të gjithë mbetën të befasuar kur gjyqtari i ndeshjes dha shenjë se ishte gol.

Kjo i dha një shtytje të madhe klubit vendas, të cilët shënuan edhe njëherë tjetër në minutën e 88-të me anë të R. Torres, gol ky që kishte vlerën e kualifikimit duke lënë jashtë në këtë mënyrë SHBA-në.

Rastin në fjale mund ta shikoni në minutën 00:53.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?