Goli spektakolar i “Pleshtit”, Del Piero: Leon e pushtoi djalli! (VIDEO)

Lionel Messi i shënon kujtdo, nuk njeh rival dhe, aq më tepër, portier. Alisson Becker është një portier jo normal dhe ndër më të mirë në qarkullim, por edhe pse u mundua të kërcente më fort se kurrë për të mbërritur te sfera, nuk ia doli në kohë. Del Piero ka vlerësuar yllin argjentinas.

“Çfarë mund të thuash? Mendoj se Messi ishte i pushtuar nga djalli… Edhe goli i parë nuk ishte i lehtë, shihni se me sa ëmbëlsi e kontrollon topin pasi i kthehet nga traversa te goditja e Suarezit. Por, te goditja e dënimit nga 27 metra, ta dërgosh me atë preçizion dhe atë forcë goditje është çmenduri. Kur ke futbollistë me këto cilësi, në një mbrëmje të veçantë si ajo e Champions, të nxjerrin nga cilindri gjithçka.

Nuk është e vendosur mirë, por edhe me një lojtar më shumë nuk do të ndryshonte përfundimi. Messit iu deshën 10 sekonda të analizonte zgjidhjen. Do të kishte shënuar gjithsesi”, deklaroi Del Piero.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?