FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Griezman te Barcelona? Kjo është përgjigjja e trajnerit Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin, Antoine Griezmann, para derbit me Atletico Madridin.

Griezmann është bërë objektiv i shumë klubeve europiane, duke përfshirë këtu Realin, Barcelonën e Manchester United dhe sipas Valverdes francezi ka kapacitet të luajë kudo, teksa heshti për interesimin e katalanasve.

A e shihni Griezmannin te Barça? Është lojtar i madh nga i cili nesër duhet të kemi kujdes. Luan mirë dhe shënon shumë gola. Mund të luajë në shumë ekipe, por tani për tani është tek Atletico dhe duhet ta respektojmë”, theksoi trajneri Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atletico dhe Barcelona do të përballen të shtunën për herë të parë në stadiumin e ri “Wanda Metropolitano” në orën 20:45.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?