FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Griezmann: Pensionimi nga futbolli? Ja ku do e mbyll

Antoine Griezmann synon t’i japë fund karrierës së tij në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Ylli francez i Atletico Madrid foli për kulturën amerikane dhe ndikimin që kombi kishte mbi të, sëbashku me simpatinë e tij për basketbollin.

“Dua të luaj në MLS. Unë do të doja të përfundoja karrierën time atje. Ata kanë një mentalitet të ndryshëm. E dua NBA dhe aspektin tregtar të tij. Unë gjithashtu e dua futbollin amerikan dhe e dua vendin sepse askush nuk më njeh kur unë jam atje “. tha fillimisht Griezmann për një intervistë me ESPN FC.

Griezmann gjithashtu foli për dokumentarin e tij ‘The Decision’, i cili u bazua në atë që ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James bëri në vitin 2009.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ishte se ai e bëri atë por sepse desha të bëja po ashtu. Pashë atë që bëri, sepse dua të di se si bëhen gjërat, se si merren vendimet dhe si kalojnë ato procese”. shtoi Griezmann.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?