Griezmann tregon se përse nuk festoi në golin që shënoi ndaj Uruguait

Antoine Griezmann ishte më i miri në fushë në fitoren e Francës 2-0 ndaj Uruguait, duke i siguruar ekipit të Deschamps një biletë për në gjysmëfinale. Sulmuesi i Atletico Madrid shënoi një gol dhe dhuroi një asist për Varane, i cili shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen. Griezmann ra në sy edhe për faktin se nuk festoi në momentin që shënoi, por duke folur pas takimit, ai ka sqaruar edhe arsyen e këtij veprimi.

“Nuk e kam festuar golin sepse kur kam filluar të paraqiten në ndeshje futbolli si profesionist, kam qenë shumë i përkrahur nga një uruguaian, që më ka mësuar të mirat dhe të këqijat në futboll, kam respekt të jashtëzakonshëm për Uruguain si shtet. Në këtë ndeshje isha duke luajtur edhe kundër shokëve të mi, për shkak të respektit nuk më është dukur normale të festoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uruguai është një skuadër e vështirë, që më kujton Atletiko, ku të gjithë punojnë shumë, duke sulmur dhe u mbrojtur së bashku. Ishte një kënaqësi, pasi një gjë të tillë e shoh çdo ditë në ekipin tim. E dua kulturën e Uruguait, dhe i dua shumë popullin e Uruguait”, ka thënë Griezmann.

Swiss Digital Mobile Reklama

992904066

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?