FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grushta në futbollin e femrave, përjashtim përjetë…(FOTO)

Kemi parë shpesh raste të futbollistëve, të cilët janë përjashtuar përjetë nga futbolli për shkak të dhunës së ushtruar ndaj kundërshrtarëve apo edhe arbitrit të ndeshjes, por deri tani nuk kishim parë e dëgjuar një rast ndaj një femre futbolliste të merrej një dënim kaq i rëndë.

Rasti ka ndodhur në Bosnje, ku vendimi ekstrem është marrë ndaj Silvija Sekacic, e cila ka ushtruar dhunë ndaj kundërshtares së saj Adnu Ljubanovic gjatë ndeshjes Zeljeznicar-Mladost e zhvilluar muajin e kaluar ndërsa vendimi është marrë së fundmi.

Disa foto janë kapur nga momenti kur dy vajzat janë përleshur me njëra tjetrën dhe Silvija Sekacic duket teksa tenton të godasë me grushte kundërshtaren e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?