“Guardiola italian”, tifozët axurrë kanë nisur të ëndërrojnë

Në Itali vazhdon të ushqehet shpresa për rikthimin e përfaqësueses në Botëror, ndërsa mediat kanë hedhur në qarkullim edhe një skenar mjaft të bujshëm. E përditshmja La Gazzetta dello Sport ka hapur faqen e parë me titullin: “Guardiola italian”, duke sugjeruar një lidhje të mundshme mes Pep Guardiola dhe stolit të Kombëtares së Italisë.

Sipas raportimit, tekniku spanjoll e pëlqen Italinë dhe ideja për të drejtuar “azzurrët” shihet si një sfidë tërheqëse. Madje, media italiane shton se nga Spanja vijnë sinjale për një largim të mundshëm të Guardiolës nga Manchester City në fund të sezonit, duke e lidhur këtë me një projekt të ri për ringritjen e kombëtares italiane.

Megjithatë, përtej entuziazmit mediatik, realizimi i një skenari të tillë mbetet i vështirë. Guardiola është nën kontratë me Manchester City deri në vitin 2027 dhe aktualisht është sërish në garë për titull në Premier League. Në të njëjtën kohë, drejtimi i Italisë në këtë fazë përfaqëson një sfidë komplekse, edhe për një trajner të kalibrit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?