FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola ka besim se City do fitojë titullin: Kurrë nuk dyshoj te futbollistët e mi

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se beson në aftësitë e futbollistëve të tij për t’i fituar të pesta ndeshjet e mbetura në Premierligë, në një “luftë dramatike” për titull.

Guardiola thekson se ekipi i tij, i cili është në ndjekje të triumfit të katërfishtë historik (katër trofeve në të gjitha katër garat), nuk është i pamposhtur, edhe pse e paralajmëroi rivalin për titull se nuk ka arsye përse të dyshojë në futbollistët e tij.

“Ne luajtëm çdo tri ditë në dhjetor, janar dhe shkurt, pra pse të mos ju besojmë këtyre djelmoshave për ta bërë përsëri?”, tha spanjolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Natyrisht, ne mund të humbasim, nuk jemi të pamposhtur. Edhe ne kemi dobësi”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për dy sezone i kemi arritur 183 pikë, kanë mbetur edhe pesë ndeshje, përse duhet të dyshoj në atë që mund ta bëjnë këta lojtarë? Unë kurrë nuk dyshoj në futbollistët e mi”, këmbënguli ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?