Guardiola: Unë dhe Mourinho jemi si binjakë

Pep Guardiola ka folur në prag të derbit të Manchesterit, ku nuk ka anashkaluar rivalitetin e madh mes tij dhe Jose Mourinhos. Spanjolli theksoi se si ai vetë, ashtu edhe Mou, kanë të njëjtën dëshirë për të fituar, ndonëse aplikojnë ide të ndryshme në fushën e lojës.

“Unë dhe Mourinho jemi si binjakë, pasi kemi të dy të njëjtën etje për të fituar tituj dhe për t’u përmirësuar. Në fushë aplikojmë ide të ndryshme, por nuk kritikoj as atë dhe asnjë koleg tjetër. Në fund të fundit, futbolli është i bukur edhe për shkak të larmisë dhe diferencave”, tha Guardiola.

Trajneri i Manchester Cityt theksoi edhe një herë se derbi nuk është aspak deçiziv, pavarësisht rezultatit që do të prodhojë, pasi titulli është ende shumë larg.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet të luajmë për t’u konfirmuar dhe të fitojmë duelet personale, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim. Pavarësisht rezultatit që do prodhojë derbi, kjo sfidë nuk është aspak deçizive, pasi jemi ende në dhjetor dhe titulli është shumë larg”, u shpreh spanjolli i Cityt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?