FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Habit sulmuesi shqiptar, lë Juventusin për ekipin zviceran

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Andi Zeqiri, dukej se ishte shumë pranë firmës së një kontrate afatgjatë me Juventusin. Futbollisti i datëlindjes 1999 ishte titullar në 29 ndeshje me fanellën e skuadrës bardhezi në kampionatin e moshave, duke shënuar 9 gola nën drejtimin e Fabio Grosos.

Juventusi dëshironte ta mbante futbollistin edhe për të paktën një tjetër sezon, në formulën e huazimit, siç ishte këtë edicion, nga Lozana në Zvicër që zotëron kartonin e tij.

Por kur Lozana i ka bërë të ditur atij se mund të luante në edicionin e ri në ekipin e parë, Zeqiri ka vendosur që të kthehet në Zvicër dhe t’u japë lamtumirën bardhezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Juvja dëshironte ta mbante, por vendosëm të ktheheshim në Zvicër”, shpjegoi menaxheri Valter Fernandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo sepse nuk ndjehej mirë, por sepse të bëhej pjesë e profesionistëve te Lozana ishte një ide shumë e mirë. Drejtuesit e Juventusit u treguan shumë korrektë dhe të mirë kuptueshëm sa i përket këtij vendimi”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?