FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hakimi del negativ ndaj Covid-19 vetëm 48 orë pasi kishte rezultuar pozitiv

Achraf Hakimi ishte një mungesë e rëndësishme të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e parë në grupet e Champions-it përballë gjermanëve të Borussia Monchengladbach, pasi mbrojtësi maroken rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Conte e kishte planifikuar titullar anësorin, por vetëm 5 orë para ndeshjes u njoftua se nga testet e kryera nga UEFA, ka rezultuar pozitiv dhe se nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj gjermanëve.

Hakimi u vendos menjëherë në izolim dhe dje iu nënshtrua një tjetër testi, ndërsa pak minuta më parë Interi njoftoi se përgjigja e tamponit të marokenit ka qenë negative, çka do të thotë se ai nuk është i infektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Hakimi do t’i nënshtrohet një tjetër testi, për të marrë një konfirmim final, por duket se në rastin e të mërkurës në Champions, rezultati ka qenë i gabuar dhe nëse marokeni do të rezultojë sërish negativ, mund të udhëtojë me skuadrën drejt Genoa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?