FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hamilton fiton edhe në Amerikë, vendos njërën dorë tek titulli kampion

Ljuis Hamilton, ishte i pandalshëm edhe në Çmimin e Madh të Amerikës. Pas 56 xhirosh, britaniku ia doli ta kalonte i pari vijën e finishit, duke u afruar kështu tej mase me titullin kampion.

I dyti përfundoi Vetel, ndërsa i treti edhe pse u rendit Verstapen i Red Bullit, komisarët e garës e penalizuan me 5 sekonda, dhe në këtë mënyrë në podium u ngjit Raikonen. Tashmë, diferenca mes Hamilton dhe Vetel është 66 pikë, dhe matematikisht titulli mund të mbyllet garën e ardhshme, në Meksikë.

Ndërkohë, skuadra e Mercedesit ka siguruar titullin për konstruktorë, ku kryeson bindshëm me 540 pikë, ndërsa Ferrari ndjek nga pas me 395 pikë./psport/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?