Handanovic del pozitiv me Covid-19, në rrezik sfida e Interit me Sassuolon
Shtohet frika e koronavirusit në radhët e Interit. Pas mbrojtësit Danilo D’Ambrosio, edhe portieri, njëkohësisht kapiteni i zikaltërve, Samir Handanovic, ka rezultuar i prekur nga Covid-19. Klubi bëri të ditur gjendjen shëndetësore të gardianit slloven, i cili ndodhet i izoluar në shtëpi dhe pa shqetësime të rënda.
Handanovic do të humbasë në këtë mënyrë ndeshjen e kësaj fundjave, që Inter do të luajë përballë Sassuolos. Shpërthimi i virusit vjen në momentin më të mirë të zikaltërve, që kryesojnë Serinë A dhe janë futur në fazën më delikate të kampionatit.
Ekipi i Contes është në izolim në pritje të përgjigjeve të tamponëve të radhës. Nëse do të ketë të tjera raste pozitive, rrezikohet që ndeshja me Sassuolon, e parashikuar që të luhet të shtunën, të mund të shtyhet.
KOHA JONË SONDAZH

