Heroi i Milanit/ Romagnoli: Kjo është periudha ime më e mirë

Dy herë radhazi Milani është nderuar në minutat shtesë dhe në të dy rastet ka qenë Alesio Romagnoli ai që ka shënuar, duke i dhënë ekipit 6 pikë, shkruan Syri.net.

Mbrëmë në minutën e 97-të kapiteni realizoi ndaj Udineses, teksa pasi i dha ekipit të tij 3 pikët, deklaroi:

“Përpiqem të jap më të mirën gjithmonë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Të gjithë luajmë këtu, për një klub të madh, dhe dëshirojmë të japim më të mirën. Ishte një ndeshje madhështore, kishim vështirësi në pjesën e parë, mirëpo pastaj luftuam dhe morëm fitore. Kjo është periudha ime më e mirë te Milani, por shpresoj që më e mira të mos ketë ardhur akoma. Kundërshtari i radhës në kampionat është Juventus dhe siç thotë një fjalë e urtë popullore; Nuk ka dy pa tre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?