Heynckes entuziazmon tifozët bavarezë: Ky Bayern është më i mirë se ai i tripletës
Këtë të shtunë, trajneri Jupp Heynckes do të drejtojë Bayernin në ndeshjen e parë të rikthimit të tij të katërt në karrierë si bavarez. Pas katër vitesh mungesë, rivali i tij i radhës do të jetë Freiburg.
Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, 72-vjeçari tha: “Kur të bëhem 80 vjeç, do të mendoj se si të heq dorë nga vrapi i ditës”.
I pyetur për përgatitjet e fundit, ai u përgjigj: “Duhet të japim akoma më shumë nga vetja. Prezantimet në ‘Power Point’ janë të mira dhe të këndshme, por të gjitha duhet t’i eksperimentosh në fushë”.
Për sa i përket “plakjes” së skuadrës, Heynckes nuk është i shqetësuar. Arjen Robben është 33 vjeç, për shembull, kurse Franck Ribery 34, por në Mynih, sipas tij, nuk ka vend për alarm.
“Mosha nuk është ndonjë problem. Jam i shqetësuar për gjendjen fizike, profesionalizmin dhe motivimin. Emocionet e Arjenit me kombëtaren nuk i kisha parë prej kohësh. Kjo tregon se ai ende po digjet përbrenda. Ky Bayern është më i mirë se ai i vitit 2013, kur fituam tripletën”.
KOHA JONË SONDAZH

