Hidhet shorti i Europa League, përballje interesante në cerekfinale

Në Nion është hedhur shorti edhe për çerekfinalet e Europa League. Përballja kryesore padyshim është ai midis Romës dhe Ajax, ndërkohë që Granada do përballet me Manchester United, Dinamo e Zagrebit me spanjollët e Villareal dhe Arsenal me çekët e Slavia Pragës, që si yll ka ish-sulmuesin e Skënderbeut Peter Olayinka.

Fituesja e Granada-Manchester United do të përballet në gjysmëfinale me atë të sfidës Ajax-Roma, ndërkohë që Arsenal-Slavia Praga me fituesen e Dinamo Zagreb-Villareal.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?