FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Historia e tmerrshme e Thiago Silvës, në vitin 2005 ishte pranë vdekjes në Rusi

“Për pak sa vdiqa”. Kështu ka thënë Thiago Silva në vizitën e parë që ka bërë në Rusi në vitin 2005. 21 vjeç në atë kohe, talenti braziliani udhëtoi drejt Oqeanit Atlantik për t’u transferuar te Dinamo e Moskës në formë huazimi. Për shkak të vështirësive që po haste te Porto, ai zgjodhi të transferohej në Rusi për një eksperiencë të re.

Përvoja e tij në Rusi, nuk ishte aq me fat, pasi u diagnostifikuar me turbekuloz. Thiago Silva kaloi 6 muaj në spital, duke u izoluar nga bota e jashtme.

“Doktorët më thonin që të dilja për ecje, por unë nuk mundja. Sa herë që vinin ata vinin, më bënin injeksion, 4 apo 5 herë në ditë, dhe pija 10-15 pilula. Doktorët më thanë se nëse do të kishin kaluar edhe dy javë, mund të kisha vdekur”, ka treguar mbrojtësi brazilian. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?