FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Historia si në filma e talentit Zejnullai, nga mbledhës topash te rekordi i Shkëndijës së Tetovës

Arbin Zejnullai ka parë të bëhet realitet ëndrra e tij e fëmijërisë. Mesfushori 18-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës, debutoi në Europë në mënyrën më të mirë të mundshme me kuqezinjtë, duke shënuar në suksesin 4-0 në transfertë ndaj Dacias.

Ky nuk ishte një debutim dosido për adoleshentin, pasi ai hyri në histori si golashënuesi më i ri i këtij klubi në arenën ndërkombëtare. Një arritje për t’u shënuar, sidomos kur mendon se pak vite më parë, djaloshi thjesht ëndërronte të luante përkrah idhujve të tij.

Vetë klubi i Shkëndijës ka postuar në faqen e vet në internet një foto të disa viteve më parë ku Zejnullai, shihet i veshur si një nga mbajtësit e topave në ndeshjet e skuadrës tetovare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pikësëpari falënderoj stafin që më dha mundësinë të debutoj, ishte një kënaqësi shumë e madhe, jam shumë i lumtur që shënova. Kjo më jep shtysë që të punoj më shumë dhe të shënoj më shumë”, janë fjalët e futbollistit, i cili vë klubin para arritjeve personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpresoj të kalojmë raundin pastaj të luaj edhe unë”, deklaroi ai rreth sfidës së ardhshme ndaj Helsinkit./panoramasport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?