Hyka rrëfen ‘ëndrrën’ amerikane: Jam në kulmin e karrierës…
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, u shpreh i kënaqur, për ecurinë e tij në vitin 2017, ku përveç se skuadra e tij pas 5 vitesh arriti të kualifikohet në zonën play off, Hyka në aspektin personal ishte kandidat për çmimin Lojtari Fair Play dhe për golin më të bukur të vitit në MLS. Në një prononcim për “Supersport” mesfushori shtatshkurtër, veç të tjerave foli edhe për Kombëtaren.
Ecuria me klubin e San Hozes
“Me ekipin e mbyllëm mirë. Mbas 5 vjetësh arritëm të hynim përsëri në fazën play off, gjë që është shumë pozitive. Nga ana personale mund të them që ishte një vit pozitiv. Arrita të isha konkurrent për golin e vitit dhe si Lojtari më Fair Play. Janë gjëra pozitive. Normal që kam mundësi edhe për më mirë, shpresoj që vitin e ardhshëm të japim akoma më mirë.”
Për Kombëtaren
“Për mendimin tim unë jam në kulmin e karrierës sepse jam vetëm 29-vjeç. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë i gatshëm. Gjërat nuk varen nga mua, janë zgjedhjet e trajnerit dhe do shohim në vazhdim.”
KOHA JONË SONDAZH

