FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj: Do më mbetet në mendje gjatë rasti i humbur sot

Elseid Hysaj është shprehur i kënaqur për fitoren, dhe në një prononcim pas ndeshjes ka pranuar se rasti i humbur do t’i kujtohet gjatë.

“Ishte e detyrueshme fitorja pas ndeshjeve të qershorit dhe më vjen keq që nuk fituam më shumë. Rasti që humba do të më mbetet në kokë për shumë kohë por duhet të shohim nga ndeshja tjetër.

Kritika? Nuk ndikojnë te unë pasi unë jam më të mirën për kombëtaren, por njerëzit që flasin atë punë kanë. Nuk kanë si e shtyjnë ndryshe kohën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi dhe ndeshje tjetër shumë të fortë dhe duhet të harrojmë këtë ndeshje.  Luajta lojën time dhe ishte skemë që nuk duhet të shkoja shumë para,. Kam gabuar në pasime, por nuk kisha probleme fizike”, u shpreh Hysaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?