Hysaj në 10-shen më të shtrenjtë në botë

Observatori i futbollit “Cies”, çdo muaj azhornon vlerën e transferimeve të lojtarëve që bëjnë pjesë në 5 kampionatet më të rëndësishme të Europës, bazuar në algoritmin e tyre ekskluziv, duke prezantuar top listën e 10-shes më të kushtueshme për çdo repart.

Ajo që bie në sy në këtë klasifikim të ri është pikërisht renditja e Elsejd Hysajt, me shkrodranin e kombëtares tonë të futbollit që aktualisht pozicionohet i 7-i për mbrojtësit e krahut të djathtë, ndërsa kartoni i tij vlerësohet me 51 milionë e 300 mijë euro, duke lënë pas Hector Bellerin të Arsenalit, Lucas Hernandez të Ateltico Madrid dhe Alvaro Odriozoaln e Real Madrid.

Në këtë mënyrë, legjionari shkodran vlerësohet si një ndër futbollistët më të kushtueshëm në organikën e Panuccit. Hysaj prej tre vitesh ka pasur një ecuri shumë pozitive me Napolin në Serinë A italiane ndërkohë që këtë sezon numëron 11 prezenca në të gjitha kompeticionet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?