FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I drejtojnë armën në kokë dhe grabisin mesfushorin e Atletico Madrid

Mesfushori spanjoll i Atletico Madrid, Koke, është plaçkitur me armë të enjten në mbrëmje në kryeqytetin spanjoll.

Ngjarja ka ndodhur në një parking në zonën “Chamberi”, teksa 25-vjeçari ishte duke e parkuar makinën e tij dhe grabitësi ka arritur t’ia marrë orën e dorës duke e kërcënuar me armë zjarri.

Policia e Madridit dyshon se mesfushori është ndjekur nga grabitësi dhe në momentin që ka hapur dritaren për të marrë biletën e parkingut, ai është afruar dhe ia ka drejtuar armën drejt kokës, duke bërtitur ‘më jep orën’ dhe me ta marrë atë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti në fjalë është duke u hetuar nga policia që përmes kamerave është duke provuar që të identifikojnë grabitësin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky incident ka ndodhur vetëm 48 orë para derbit të Madridit, ku Atletico do të përballet me “galaktitkët” e Real Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?