I presin kokën dhe organet gjenitale, vritet futbollisti që e krahasonin me Messin
Futbollisti Daniel Correa Freitas është vrarë brutalisht. Siç raportohet nga autoritetet braziliane, trupi i Freitasit u gjet me organet gjenitale të prera dhe thuajse dhe pa kokë. Lëndimet tregojnë se ai ishte torturuar para se të vritej.
Trupi i tij u gjend në një shkurre pranë qytetit të São José dos Pinhais, në periferi të metropolit të Curitiba, në shtetin jugor të Paraná. Policia konfirmoi se një plagë me armë zjarri ishte shkaku i vdekjes.

Kush ishte Freitas?
Në 2013, Correa Freitas festoi debutimin e tij si futbollist profesionist te Botafogo në Rio de Janeiro. Për shkak se shquhej për një teknik të lart në driblime, ai mori në këtë kohë pseudonimin “Daniel Messi”.
Pas një dëmtimi të rëndë në gju në 2014, ai nuk mundi që të kthehej më në formën e mëparshme. Kohët e fundit, ai u huazua te Klubi i Sao Paulo në divizionin e dytë Esporte Clube Sao Bento. Brazili, sipas statistikave zyrtare, është shteti me kriminalitetin më të lart në botë, teksa vriten 30.8 njerëz për 100 mijë banorë. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

