Ibrahimovic dhe Raiola ndodhen në Torino, sulmuesi rikthehet në Serie A te…?

Zlatan Ibrahimovic dhe agjenti i tij, Mino Raiola ndodhen në Torino.

Lajmin e raporton “Premium Sport”, duke sjellë entuziazëm në radhët e tifozëve të Juventusit që ëndërrojnë sulmuesin suedez në skuadrën e tyre.

Për momentin është thjesht një sugjerim, por sigurisht që dëshira e madhe e tifozëve bardhezi është të shohin në sulm treshen Higuain-Dybala-Ibrahomivic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi suedez është drejt riaftësimit të plotë pas dëmtimit që pësoi pak javë para se të përfundonte sezoni gjatë një ndeshjeje me Manchester United.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ibra nuk është më një futbollist i ‘djajve të kuq’ dhe prej kohësh po kërkon një tjetër ‘strehë’.

Nuk është ende i qartë motivi i vizitës së Ibra-s dhe Raiola-s në Torino, por dihet nga të gjithë se objektivi i sulmuesit suedez, ashtu si edhe i Juventusit është triumfi në Champions League.

A do të ketë një rikthim të Ibrahimovic te Juventusi? Kjo mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?