FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ibrahimovic: Nuk e meritonim eliminimin, Pogba nuk është i lumtur …

Milani u eliminua nga Europa League dhe tani duhet të fokusohet në kampionat. Zlatan Ibrahimovic analizoi humbjen 0-1 kundër Manchester United, karikon shokët e skuadrës dhe e mbyll me një batutë për Paul Pogba,.

“Jemi shumë të zhgënjyer, është normale. Na mungoi vetëm goli, teksa United shënoi në rastin e parë që krijoi. Nuk e meritonim eliminimin, por momentet negative të ndihmojnë për t’u rritur. Duhet të shohim përpara, kampionati nuk ka përfunduar akoma. Unë dua të luaj për të fituar. Nëse kualifikohemi në Champions bukur, por unë dua të fitojë trofe.

Ne besojmë shumë te cilësitë tona, djemtë kanë shpirt sakrifice. Sigurisht që unë i kam sjellë ekipit mentalitetin e fituesit. Nuk pranoj humbje në stërvitje, aq më pak në ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pogba? Të gjithë e dinë që Paul është i fortë, nuk është sekret. Gjithçka varet nga sa je i lumtur dhe sa ndihesh mirë te një skuadër. Nuk është e thjeshtë kur nuk je plotësisht i kënaqur“, përfundoi Ibra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?