Ibrahimovic: Nuk jam në Kombëtare se jam Zlatan, por sepse e kam merituar!
Në një intervistë me kanalin YouTube të Federatës Suedeze të Futbollit, Zlatan Ibrahimovic u kthye të flasë për rikthimin te kombëtarja e Suedisë.
“Unë nuk dua të konsiderohem dhe të thirrem për atë që bëra vite më parë, por për atë që mund të jap tani. Unë nuk mund të jem lojtari që isha 5, 10, 15 ose 20 vjet më parë.
Tani kam një fizik krejt tjetër dhe një lojë krejt tjetër. Por mbaj një nivel shumë të lartë fizik. Nuk duhet të shqetësoheni. Unë nuk jam në listën e skuadrës sepse emri im është Zlatan dhe unë jam Ibrahimovic.
Kjo është për shkak të asaj që mund të jap në skuadër dhe asaj që kam arritur. Mendoj se e meritoj”, tha Ibrahimovic.
KOHA JONË SONDAZH

