FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ibrahimovic: Premier League e mbivlerësuar, në moshën 25 vjeç

Zlatan Ibrahimovic nuk është tipi i lojtarit që mund të kthehet sërish në Europë për të mbyllur në qetësi e pa bujë mediatike karrierën e tij. Edhe nga përtej oqeanit pikërisht në Los Angeles, ku impenjohet me  L.A. Galaxy, Ibra vijon serinë e tij të thumbimeve ndaj futbollit kualitativ. Këtë herë në lupën e kritikave të suedezit ka përfunduar futbolli anglez.

“Premier League për mua ishte shumë sitmuluese dhe emocionuese, edhe pse në aspektin e kualitetit individual të lojtarëve dhe teknikës mund të them se është e mbivlerësuar. Gjithsesi, mbetet një kampionat me ritme të larta,  në këtë kontekst edhe nëse ti je një prej lojtarëve më të mirë nëse nuk arrin të ruash dot ritmin e Premier Leagues atëherë nuk do të kesh sukses në të.

Futbolli anglez ishte me fat që unë nuk luajta atje dhjetë vjet më parë, pasi do kisha ndërtuar një dinamikë tërësisht të re. Nëse arrita shumë atje në moshën 35-vjeçare imagjinoni çfarë do të kisha bërë dhjetë vjet më i ri”, deklaroi Ibrahimovic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?