Ibrahimovic shpëton Milanin nga humbja kundër Veronës (VIDEO)
Milani nuk arrin të përfitojë nga ndalesa e Juventusit dhe Interit. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në “San Siro” ndaj Veronës. Ishte një fillim i tmerrshëm për skuadrën e Piolit që pësoi dy gola në 19 minutat e para.
Fillimisht ishte Barak që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 6-të, ndërkohë që disa minuta më pas Calabria e dërgoi topin në rrjetë pas një goditje në hyrje të zonës të Zaccagni-it.
Milani reagoi duke rihapur sfidën në minutën e 27-të, sërish me një autogol, por këtë herë të shënuar nga Magnanin në portën e tij. Milani shtoi aksionet sulmuese në kërkim të golit të barazimit teksa rasti i artë do të ishte në minutën e 66-të kur Kessie fiton një penallti.
Nga pika e bardhë Ibrahimovic do të gabonte duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Në fundin e kohës së rregullt Milani barazoi me Calabrian, por gol të anulohej pas një faulli të Ibrahimovic në zonë. Gjithsesi në minutën e tretë shtesë, Ibrahimovic do të realizonte me kokë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

