Icardi mund ta thyej rekordin e Higuainit për më shumë gola brenda një sezonit

Mauro Icardi është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e Gonzalo Higuainit në Serie A për një sezon të vetëm, pasi deri më tani ka 15 gola në 14 ndeshje.

Reprezentuesi 24-vjeçar argjentinas ka qenë i zjarrtë në këtë fillim sezoni dhe këtë e ka treguar edhe një herë tjetër në fitoren e mbrëmshme 3-1 në Cagliari.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë e sezonit që Icardi shënon më shumë se një gol në ndeshje (pesë dy golësha dhe një het-trik), më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse vazhdon kështu, Icardi është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e Higuain, i cili shënoi 36 gola në 35 ndeshje për Napolin në sezonin 2015/16.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është vështirë për një fenomen i ri si Maurito, i cili për Interin në të gjitha garat ka shënuar tashmë katër het-trik, 18 dy golësha dhe 45 gola të vetme në vetëm 160 paraqitjet.

Udhëtimi në Cagliari mbrëmë ishte ndeshja e 170-të e Icardit në Serie A, duke shënuar 96 gola me 26 asistime.

Icardi, padyshim një fenomen dhe një emër që do të dëgjohet shumë për vite me radhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?