FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Igli Tare rinovon me Lazio-n deri në 2020

gli Tare është një aset shumë i rëndësishëm i klubit të Lazio-s. Presidenti Claudio Lotito sipas “Sportmediaset.it” rinovoi me drejtorin sportiv dhe një nga bashkëpunëtorët më të besuar të premten e shkuar. Kontrata i përfundonte shqiptarit më 30 nëntor. Atij iu dyfishua rroga, e tani do të paguhet 1 milionë euro në një sezon, ndërkohë që në kontratë është opsioni për të rinovuar edhe për dy sezone të tjera.

Tare ka 10 vite që është pjesë e bordit drejtues të bardhekaltërve. Ai është dalluar për prurjet e goditura që ka sjellë, duke ia rritur edhe më shumë fitimet klubit.

Blerja më e mirë e tij është serbi Sergej Milinkoviç-Saviç, i cili u mor nga skuadra belge e Genk për vlerën e 14 milionë eurove. Paraqitjet e 23-vjeçarit kanë qenë mbresëlënëse dhe kjo ka bërë që vlera e kartonit të tij në merkato të rritet shumë e tani vlerësohet 150 milionë euro. Tani rrugëtimi i Lazio-s vazhdon me Taren. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?