Igli Tare tregon sekretet e zanatit të tij te Lazio
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare së fundmi ka dhënë një intervistë për “Corriere di Bologna” ka folur për skuadrën bardhekaltër duke rrëfyer edhe disa nga sekretet e punës së punës. Fillimisht ai komentuar zgjedhjen e Simone Inzaghit në krye të ekipit.
“Kush e donte atë në stol? Çdo gjë te Lazio është e ndarë dhe çdo gjë te Lazio kalon përmes presidentit. Gjithmonë kam menduar se ai ka kualitet të mëdha. Simeone është shumë i zoti, por është ende i ri, dhe futbolli ka uljet dhe ngritjet e veta.
Ai i kam dhënë futbollistë të mirë? Gjithmonë përpiqem që t’i bëj gjërat me logjikë, zgjedh futbollistë që mund të bëjnë mirë në futbollin e sotëm. Vlerësoj si karakterin, ashtu edhe karakteristikat e tyre në fushë. Për të ndërtuar një skuadër nuk duhet të harrosh disa gjëra.
Këdo që marrim duhet ta integrojmë me të tjerët, sepse grupi është para çdo gjëje. Dhe njëkohësisht e rëndësishme është edhe se si sillemi me të”, ka thënë Igli Tare, duke demostruar se pas suksesit të tij qëndron puna e madhe e bërë kryesisht për të mbajtur grupin e bashkuar. / vipsport
KOHA JONË SONDAZH

