Iniesta: Këtë futbollist do të doja ta kisha në ekip për shumë vite
Andres Iniesta nuk i ka kursyer fjalët e mira për futbollistin e Chelsea-t, N’Golo Kante, për të cilin thotë se do të dëshironte shumë që ta kishte pasur në skuadër. Një nga futbollistët më të mirë në historinë e Spanjës dhe të Barçës, që aktualisht luan për klubin japonez të Vissel Kobe-s, ka lavdëruar francezin për personalitetin e tij modest dhe aspak egoist.
“Ai është një lojtar që do të doja ta kisha në skuadër për shumë vite. Ai nuk do të vijë në Japoni, por përfundimisht është një lojtar që e dashuroj për shkak të punës që bën në fushën e lojës dhe për shkak të vetëbesimit që e ka gjatë ndeshjeve. Mjeshtëria e tij në futboll e bën atë lojtarin më të rëndësishëm për ekipin e Chelsea-t si dhe ekipin e Kombëtares së Francës”, deklaroi Iniesta.

KOHA JONË SONDAZH

