FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter-Barcelona hyn në histori ende pa u luajtur

Inter-Barcelona sapo ka hyrë në historinë e zyrave të biletave. Sfida e Champions League ka bërë që në këtë rast të regjistrohen 5.8 milionë euro fitime nga 78 mijë bileta të shitura. Bëhet fjalë për një rekord të paimagjinueshëm jo vetëm për Serie A, por edhe për të gjithë futbollin italian.

“Me 5.8 milionë euro, Inter-Barça që nga nesër do të regjistrohet si fitimi më i madh për një skuadër italiane”, lexohet në twitter-in e klubi zikalëtër. Në Champions League rekordin e mëparshëm e mbante Roma me 5.2 milion euro të arkëtuara në gjysmëfinalen e sezonit të shkuar.

Për zikaltërit, ndërkohë, rekordi i mëparshëm regjistrohej në ndeshjen kundër Juventus-it më 28 prill 2018 me 5.2 milionë euro të arkëtuara nga shitja e biletave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?