Inter-Barcelona vendos rekordin e parë

Kanë mbetur edhe pak orë nga dueli i Champions League mes Interit dhe Barcelonës, por në “Guisseppe Meaza” është vendosur rekordi i parë.

Sfida e Ligës së Kampionëve do të regjistrojë 5.8 milion euro fitime kesh, rezultat i shitjeve të rreth 78 mijë biletave. Ky është një rekord i jashtëzakonshëm jo vetëm për Serie A, por për të gjithë futbollin italian.

Me mbi 5.8 milion euro, Inter-Barça e nesërm do të shënojë fitimin më të lartë në histori për një ekip italian“, thuhet në një status në “Twitter” të klubit zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ligën e Kampionëve, rekordi i mëparshme i përkiste Romës,  të cilët kishin grumbulluar 5.2 milion euro në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar. Përfitimet e kësaj përballjeje do të barazojnë rekordin e 28 prillit 2018, ku Inter priste kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?