Inter bën hapin e madh, ngjitet në majën e Serie A

Interi luajti në “San Siro” me Sampdorian ndeshjen hapëse të javës së 10-të të Serie A.

Zikaltrit fituan me rezultatin 3-2 dhe me tre pikët e marra u ngjitën përkohësisht në krye të renditjes, duke lënë pas Napolin që do ta luajë nesër ndeshjen e tij.

Për zikaltrit shënuan Skriniar në minutën e 18-të dhe më pas Icardi me dopjetën e tij (32’, 55’) e çoi rezultatin në 3-0. U duk se Interi po fitonte lehtësisht, por ndeshja nuk kishte mbaruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miqtë fillimisht shkurtojnë diferencën me Kowakci në të 64’, ndërsa realizojnë dhe golin e dytë me Quagliarrela (85’). Për zikaltrit minutat e fundit ishin një ankth i vërtetë, megjithatë nuk ka më gol dhe Spalleti i gëzohet fitores dhe vendit të parë në Serie A.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?