FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter dhe Roma “përplasen” në merkato për yjet e Ajax-it

Skuadrat italiane janë në ndjekje të talenteve të Ajax-it, që po shkëlqejnë këtë sezon. Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Tottenhamit, ishte i pranishëm në stadium drejtuesi i Interit, Piero Ausilio, që interesohej për elementë të veçantë të “harkëtarëve”.

Në krye të listës është mbrojtësi argjentinas, Tagliafico, që mbetet prioritet për përforcimin e repartit të pasmë te zikaltrit. Edhe pse vetë futbollisti ka shprehur interesin që ka për t’u transferuar në Premier League, Ausilio pritet të hidhet në sulm me një ofertë konkrete, për ta bindur mbrojtësin të nisë një eksperiencë të re në Serinë A. Për Tagliafico ka interesim serioz edhe nga Roma, por tek Interi besojnë se do ta mposhtin konkurrencën e verdhekuqve për të mbërritur te lojtari i Ajaxit.

Në fakt, përplasja mes Romës dhe Interit është edhe për talentin Hakim Ziyech, që po udhëheq sulmin e “harkëtarëve” në Champions. Të tjera emra që pëlqehen nga skuadra kryeqytetase janë edhe David Neres e van de Beek, për të cilët mund të ketë përplasje me Interin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?