Inter kërkon të ruajë kreun, Napoli i dënuar të fitojë

Në Itali starton Java e 17 dhe privilegjin për të çelur ndeshjet e ka pikërisht skuadra që kryeson kampionatin. Interi i Spaletit vazhdon të mbetet ekipi i vetëm në Serinë A që nuk njeh humbje, ecuri që pritet të vijojë të paktën edhe për këtë javë, duke pasur parasysh faktin që takimin me Udinezen e luan në San Siro në orën 15:00, për më tepër ndaj klubit friulian “zikaltërit” kanë prishur tersin e dikurshëm, duke fituar radhazi 5 përballjet e fundit me golaverazhin domethënës 16-5.

Spalletti do t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, me përjashtim të portugezit Joao Mario, që vuan nga një problem në bajame, por në fushë pritet të zbresë 11-shja e zakonshme.

Prej dy javësh Napoli ka lëshuar kryesimin e kampionatit italian dhe ekipi i Sarrit që ka grumbulluar vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit, rrezikon për të lënë pikë të rëndësishme gjithashtu edhe në orën 18:00 në Torino, ku do të masë forcat me një skuadër tepër në formë, siç është ajo e trajnerit Sinisa Mihajloviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi i mirë për Sarrin është rikthimi në fushë i Lorenzo Insignes, njërit prej futbollistëve më të spikatur, që duket se ka lënë pas krahëve dëmtimin e pësuar gjatë sfidës me Juventusin, në ditën e parë të dhjetorit. Në 2 takimet e fundit në ‘San Paolo’, napolitanët përveçse nuk kanë marrë më tepër se 1 pikë, kanë regjistruar edhe një tjetër statistikë negative, pasi nuk kanë shënuar asnjë gol.

Swiss Digital Mobile Reklama

E shtuna në Serinë A do të mbyllet me sfidën e ‘Olimpicos’ në orën 20:45, mes Romës vendase dhe Cagliarit. Verdhekuqtë vijnë pas barazimit pa gola në ‘Bentegodi’ ndaj Chievos, ku portieri Sorrentino u bë hero i vendasve me pritjet deçizive dhe sot duan vetëm 3 pikët, për të mbajtur ritmin e skuadrave që kanë para vetes në renditje. Nga ana tjetër Cagliari po tregon se luan një futboll të hapur dhe është i aftë të ndëshkojë cilindo kundërshtar, por lë edhe shumë hapësira mbrapa dhe pëson shumë gola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?