Interi bën gati 4 largime në merkaton e verës, ja emrat …

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për skuadrën me të cilën do të përfaqësohen në edicionin e radhës, ku natyrisht ambiciet dhe përgjegjësitë janë më të mëdha.

Dy afrimet e para priten të jenë Mehdi Taremi dhe mesfushorin polak Piotr Zielinksi, që vijnë me parametra zero pasi u ka përfunduar kontrata përkatësisht me Porton dhe Napolin.

Ndërkohë, media pranë klubit zikaltër bën me dije se janë të paktën 4 futbollistë të skuadrës kampione të Italisë, që po bëjnë valixhet gati për t’u larguar nga Interi në fund të këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre prej tyre kanë kontratë deri në fund të sezonit me Interin dhe bëhet fjalë për Alexis Sanchez, Juan Cuadrado dhe Stefano Sensi. I pari pritet të largohet pasi është aktivizuar me pikatore dhe me ardhjen e Taremit, do të ketë edhe më pak hapësira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cuadrado erdhi me bujë, por luajti shumë pak edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta, teksa zikaltrit i kanë komunikuar vendimin për të mos rinovuar më kontratën që skadon më 31 maj, edhe për faktin që tashmë kanë afruar kanadezin Tajon Buchanan.

Në të njëjtën rrugë është edhe mesfushori holandez Davy Klassen, që ka një kontratë 1+1, me Interin që ka në dorë opsionin e rinovimit, por duket se nuk do ta përdorë, duke qenë se futbollisti nuk e kaloi testin me Inzaghin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?