Interi ëndërron David Silvën, por është ky kushti për transferimin e yllit të Manchester City
Skuadra e Interit vazhdon monitorimin e merkatos për të gjetur një trekuartist të nivelit më të lartë. “Zikaltrit” kanë si objektiv për merkaton e verës David Silvën e Manchester Cityt, sigurisht nëse skuadra e Luciano Spallettit do të arrijë të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.
Lojtarit spanjoll i skadon kontrata në verë të vitit 2019, kështu që Pep Guardiola, nëse nuk e ka të domosdoshëm në skemat e tij, mund të japë miratimin për shitjen e spanjollit.
David Silva luan prej më shumë se 7 vjetësh në Manchester, ndërkohë që nga Anglia raportojnë se palët janë ende larg marrëveshjes për rinovimin e kontratës, që do të thotë se tifozët “ziklatër” kanë të drejtë të ëndërrojnë për 31-vjeçarin.
KOHA JONË SONDAZH

