FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi fiton me një goditje në portë ndaj Atalantës, por shkëlqen Gjimshiti (VIDEO)

Interi vijon të fitojë në Seria A edhe pse në fakt pa shkëlqim. Skuadra e Antonio Contes mori një fitore minimale 1-0 ndaj Atalantë, një ndeshje e dominuar totalisht nga bergamaskët.

Ekipi i Gasperinit krijoi shumë shanse shënimi duke qëndruar gjithë ndeshjen në sulm, por do të befasoheshin në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 54-t, Skriniar shënoi me fat pas një topi të mbetur në zonë.

Interi bëri vetëm këtë goditje të gjithë ndeshjen, duke marrë 3 pikë. Ndeshje fantastike për Gjimshitin, që luajti për 80 minuta, duke qenë më i miri në fushën e lojë për ekipin e tij dhe duke frenuar në perfeksion Lukakun. Interi mbetet në krye me 62 pikë, 6 më shumë se Milani. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?