Interi fiton pastër ndaj Venezias, shkon -1 nga Napoli dhe Milan (VIDEO)

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Inzaghit ka arritur që të marrë një fitore tjetër në kampionat 2-0 ndaj Venezias dhe tashmë e sheh veten vetëm 1 pikë larg Napolit dhe Milanit.

Zikaltrit e zgjidhën ndeshjen në tranfertë falë një super goli të shënuar nga Hakan Calhanoglu me një goditje nga distanca. Më tej Interi arriti që të ruante rezultatin deri në fundin e ndeshjes. Në fundin e ndeshjes, Lautaro Martinez do të shënonte dhe golin e dytë nga pika e bardhë.

Me këtë sukses Interi konfirmohet si skuadra për t’u mundur, teksa kujtojmë se janë dhe kampionët në fuqi. Ardhja e Inzaghit nuk ka ndryshuar asgjë, zikaltrit janë cinik dhe të fortë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?