FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi kërkon një mbrojtës nga Chelsea

Inter ka filluar të lëvizë në merkaton dhe po mendon t’i bëjë disa dhurata trajnerit Spalletti. Njëri nga objektivat e milanezëve është mbrojtësi i Chelsea-it të Antonio Conte-s, Christensen. Nuk do të jetë e lehtë për zikaltrit t’ia marrin danezin “Bluve”, seose në Londër e vlerësojnë shumë. Lojtari ka qenë në rritje të vazhdueshme dhe ka një kartonçmimi i të cilet rritet javë pas jave. Kontrata e tij nuk është shumë e gjatë, do të skadojë në 2020-ën dhe Inter shpreson të gjejë një mënyrë për të bindur klubin anglez.

Italianët janë interesuar edhe verën e kaluar për lojtarin që pëlqehet shumë nga Spalletti dhe që konsiderohet si një përforcim shumë cilësorë për mbrojtjen nga Ausilio dhe Sabatini. Zikaltrit kanë kërkuar ta marrin me formulën e huazimit, por Chelsea ka refuzuar, sepse Conte kishte besim te potenciali i lojtarit. Fusha po i jep të drejtë trajnerit italian. Por Inter është gati të bëjë një ofertë më tunduese në merkaton e verës, nëse skuadra do të kualifikohet në Champions League.

Nëse Christensen është lojtari perfekt për Inter-in, i fortë, me eksperiencë dhe shumë i ri, është një mbrojtës tjetër që ka mbetur në radarin e zikaltërve, por që është akoma më i vështirë për t’u arritur. Bëhet fjalë për Jose Maria Gimenez, i cili konsiderohet i paprekshëm nga Atletico Madrid, që shumë shpejt do t’i rinovojë edhe kontratën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?