Interi “mbret” në Milano, Icardi i jep fitoren e çmendur në “frymën e fundit” (VIDEO)
Interi vazhdon të marrë fitore të çmendura, Skuadra zikaltër mori një fitore minimale 1-0 në sekondat e fundit në derbin ndaj Milanit, me protagonist Mauro Icardin.
Ndeshja nisi më mirë për Milanin që krijoi dy mundësi shumë të mira në minutat e para me Susson dhe Calhanoglu. Interi ndërkohë fitoi më shumë terren me kalimin e minutave dhe gjeti golin e avantazhit me Icardin e 11-të, por që u anulua për shkak se argjentinasi ishte në pozicion jashtë loje.
Dy minuta më pas Politano i afrohet golit, ndërkohë që në minutën e 30-të zikaltrit humbasin Nainggolan, pasi belgu pësoi një dëmtim në kavilie. Në minuan e 34-t, pas një goditje nga këndi, D Vrij gjen shtyllën, teksa në këtë rast Donnaruma ishte thuajse i dorëzuar. Milani vuan shumë, por arrin që të gjejë rrugën e rrjetës me Musacchion, por edhe ky gol u anulua për shkak se mbrojtësi ishte në pozicion të parregullt.
Fraksioni i dytë ndërkohë është me një ritëm më të ulët. Interi është më i rrezikshëm në minutat e para, ndërkohë që më pas Milani merr kontrollin e lojës. Të dy trajnerët bëjnë zëvendësime të tjera duke hedhur në fushë edhe kartat Keita Balde dhe Cutrone. Në minutën e dytë shtesë, do të vinte dhe momenti kulminant i ndeshjes, teksa Mauro Icardin do të përfitonte nga një dalje e gabuar e portierit Donnarumma, duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë skuadrës së tij 3 pikë shumë të rëndësishme. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

