Interi më mbrojtjen më të mirë në Seria A, ja pse tifozët zikaltër besojnë te mrekullia
Tifozët e Interit kanë arsye të jenë të kënaqur, pasi skuadra e tyre mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Genoan dhe tashmë ndan vendin e dytë me Napolin, me 25 pikë, ndonëse Juventusi vijon të jetë I shkëputur me 6 pikë më tepër në krye.
Lajmet më pozitive për zikaltrit vijnë nga mbrojtja, i cili është edhe reparti që ka bërë më mirë deri më tani. Deri tani Interi ka pësuar vetëm 6 gola në kampionat, si asnjë skuadër tjetër dhe për statisticienët kjo është një e dhënë mjaft e rëndësishme, pasi thuajse gjithmonë Seria A është fituar nga ekipi me mbrojtjen më të mirë.
Përmirësimi i grupit evidentohet edhe te numri i lojtarëve që Spalletti ka përdorur nga minuta e parë, që janë plot 20 të tillë, krahasuar me 14 në një sezon më parë, kur teknikut zikaltër i mungonin alternativat.
Pasja e një organike të pasur, i ka dhënë mundësi Spallettit që të hedhë në fushë thuajse gjithmonë një skuadër të freskët, pavarësisht impenjimeve të shumta, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Zikaltrit do të presin Barcelonën të martën të mbrëmje, në një sfidë ku Spalletti ka kërkuar që skuadra të luajë me autoritet dhe të tregojë vërtetë se ka bërë një hap cilësor shumë të rëndësishëm.
KOHA JONË SONDAZH

