Interi mund me lehtësi Spezian, debuton edhe Asllani (VIDEO)
Interi ka arritur një fitore shumë të thjeshtë në ndeshjen e javës së dytë kundër Spezias, duke triumfuar në shifrat 3-0. Skuadra e Inzaghit dominoi totalisht ndeshjen, por goli do të vinte vetëm në minutën e 35-të.
Lukaku shërben mjaft mirë për Lautaro Martinez, i cili godet shumë saktë në cepin e portës. Në fillimin e pjesës së dytë, Calhanoglu dyfishoi shifrat, me një goditje nga brenda zonës.
Në fundin e ndeshjes Inzaghi bën disa zëvendësime duke aktivizuar edhe Correa-n, i cili realizoi pasi u shërbye nga Dzeko. Pak hapësirë edhe për Asllanin që hyri në minutën e 85-të në fushë, duke bërë debutimin në Seria A me fanellën zikaltër. Interi për momentin merr kryesimin me 6 pikë, pas dy javëve të para. Në sfidën tjetër Sassuolo fitoi 1-0 ndaj Lecces, falë një goli të Berardit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

