FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi nuk ndalet, fiton me lehtësi në udhëtim te Lazio

Interi ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar formën e lartë në kampionatin italian duke arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi, ku kësaj radhe viktimë ishte Lazio.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi Interit, të cilët përveç dominimit në lojë dhe raste, arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 28-të me anë të Mauro Icardit, i cili shënoi nga afërsia për epërsinë 0-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutën e 41-të Interi gjeti edhe një herë golin me anë të Marcelo Brozovic që shënoi një supergol nga distanca për 0-2.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë sa i përket rasteve dhe menaxhimit, por ishin përsëri vetëm mysafirët që tundën rrjetën, shkruan tg.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 70-të dhe ishte përsëri Icardi që shënoi, kësaj radhe nga asistimi i Borja Valeros dhe vulosi fitoren me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 22 pikë, ndërsa Lazio renditet e katërta me 18 pikë të mbledhura.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në shtëpi ndaj Genoas, ndërsa kryeqytetasit e presin SPAL-in.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?